Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
nis' din helat rahî sahijân sang
Tanë ditën lujta më miqt' e mi
e tash m’ka hy nji frigë e madhe.
Aq i naltë asht pallati i Zotit,
sa qi zemra po m’dridhet
me iu ngjitë shkallve t’tij;
po në të njajtën kohë
s’duhna me u turpnu
nëse du me ja shiju dashninë.
Zemra jem duhet me i ndejt besnik
Dashnorit t’vet;
duhna me e hjek mbulojën
e me e takue Ata me tanë trupin tem.
Sytë e mi duhet me performu
ceremoninë e kandilave t’dashnisë.
Ndigjo o mik çka po t'thotë Kabiri
Ai i kupton ata qi dashunojnë;
nëse nuk e ndinë
djegien e mallit të dashnisë për të Dashtunin tand,
atëherë kot trupin e zbukuron
e kot syrme në sy vnon.
Fjalë: syrme - pluhun i zi, rastek ose ngjyrë e zezë në trajtë lapce, me të cilën nuset lyejnë anët e qerpikëve për zbukurim (nga fjalori i T. Dizdarit)
Përktheu: Trandofilishta (Prill '24) nga përkthimi i Rabindranath Tagores.
Tags: Kabir, Kabiri shqip, Kabir Sahibi, Tagore, Kabirit