Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
. O Allah, ndojhere nëse m’pyet
Unë kështu t’u kisha përgjigj
Me gjynahe vedit i kam hy në hak
Po Ty çka t'kam ba, o Padishah?
M’ke thanë i keq hala n’tokë pa zbrit
M’ke thanë i mangët e rebel që pa lind
Si të pabindun qysh n’ezel m’ke shkrue
E për sjelljen teme tan’ alemit i ke tregue
Pse, mos t'kam krijue unë Ty? Ti mue m'ke formësue!
Pse o Gani [1], kështu me t’meta plot m’ke krijue?
Hapsane pashë, sytë n’dynja me t’i çel
Mbushun me koftlargë, epshe e nefs!
Prej unti n’atë burg mos me vdek
Hallall e haram me dorë kam prek
Pse, mos t’kam mpak najqysh me kta?
Urdhni jem mbi tandin mos ka dal?
Mos ta kam hangër rriskun e katandis n'uri?
Mos ta kam harxhue mallin e lanë n'vorfni?
1940. Nji urë sa kimja e flokut ma ke ba me kalue
Kaloje, ke than’, prej kurthit tem ndash me pshtue
Po n’këtë urë të hollë insani ku kalon?
Ja bjen, ja rrshet, ja n’gremin’ fluturon!
- Shihi robt e Tu, për t’mirën e njerëzve urat si i ndërtojnë
Që mbi to njerëzit sigurt t’ecin, udhën ta vazhdojnë
I bajnë të forta, që kush mbi to të kalonj’
‘Kjo asht udha e drejtë’ të mund të thotë -
Mandej kandar ke vu, tundimet me m’i mat
Paj, me m’hedh n’xhehnem si me pas vu kast!
Po kandari i duhet bakallxhisë
Tregarit lakmitar e barnaxhisë!
Sado i ndyrë mëkati n’koftë
Me Madhninë Tande Ti bojën ia sos!
Me Mëshirën Tande gjynahet ma mirë me na i mlue…
Pse me na i nxjerr t’zezat n’shesh, me na i peshue?
Pse, mos ishe knaq tue u përcëllue me m’pa?
Pasha Ty, asht e pamundun, o Krijues i krejt çka ka!
Ti që sheh gjithçka, gjendjen fort mirë ma di
Mos m’i mat gjynahet, mos më ban rezil!
A nuk t’mjaftoi që m’bane me vdek
Fund e krye në dhé me u tret?!
1950. Dorë e Junusit, me t’lëndue, mos t’ka mbrri?
Ty që të padukshmen e të dukshem i di!
Prej nji grusht dheu gjithë këto fjalë!
Ç’hajr ka prej tyne o Dhul-Xhelali Vel Ikram [2]?
Shënime: [1] Nji ndër emrat e bukur të Zotit qi don me thanë "i Pasun". [2] O Posedues i Madhështisë dhe Bujarisë.
Përktheu: Besa Morina
Vargjet e para në turqisht: Ya İlahi! Eğer sorarsan bana | Buydu cevabım orada sana
Tags: Yunus Emre shqip, ashik Junusi ➜