Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Lavde për Hazreti Pejgamberin
Zotni i dynjas' e dinit, thesar besnik si ky s'ka -
Gjoksi dhe Hën' e plotë e dy botëve ky Mustafa;
Diell i sheriatit, det i sigurisë' plotë,
Nur i gjithë alemit, mëshirë për gjithsa botë -
Shpirtrat e pastër - pluhur para shpirtit tij të paqë
Gjith' alemi është sall pluhur, për të është myftjaç.
Zotëri i të dy botëve, mbi të gjithë sulltan,
Diell i shpirtrave hem iman për secilin insan,
Zotëri i Miraxhit, fron' i lart' i madhështisë,
Hije' Hakut vet' - është ky Diell i qenësisë,
Të alemet janë veç pre nga gjueti e tij,
Hem Arsh' i qiellit i bie në sexhde sall atij;
Atë kemi prijës tamam, në dynja hem n'ahiret,
Tinëz hem ashiqare na prinë mbarë ai vet.
...
Fjalë: din - fe, besim në zemër; sheriat - pjesa ligjore apo e jashtme fetare; alem - botë; myftjaç - nevojli; miraxh - udhëtimi i Hazreti Pejgamberit nëpër qiej; Haku - Zoti, Reali, i Drejti; arshi - froni i Zotit; sexhde - përulje me krye në tokë; ahiret - bota e përtejme; sall - veç.
Përktheu: Artan Sadiku
Burimi: Attar, Kuvendimi i zogjve. Prishtinë: Pupëza, 2021. (fq. 38-39)