Titus Burckhardt
Kubeja e shkëmbit
Kubeja e shkëmbit
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Shkëmbi për myslimanët asht i shenjtë për tre arsye: … [e njëra ndër to] asht për shkak qi Hazreti Muhammedi asht pas mbartë aty në natën e miraxhit (udhëtimin e natës). Aty nër shkëmb, asht nji shpellë që të shpjen tek nji bunar i hapun kah ana e sipërme; në bazë të nji tradite t’njohun, në këtë shpellë përmes këtij bunari Hazreti Muhammedi u pat ngritë ndër qiej. E para së gjithash, në këtë rrëfim asht nji simbolikë e mrekullueshme: shpella nër shkëmb asht si zemra, ose si ndërdija ma e thellë e njeriut, e bashkueme prej nji ‘rrezeje qiellore’ drejt botnave ma të larta.
Pjesë nga libri Arti i Islamit - Gjuha dhe kuptimet, Titus Burckhardt.
Përktheu: Trandofilishta
Fotografia: Kubeja e shkëmbit, xhamia el Aksa.