7 dhjetor, 2021
Ditë me shi kish qillue, po neve bereqet m'i thon na kishin msue
Për hallkin her mirë e her keq,
ma shkurt kijamet.
Tek sa bon' me dorë kah qielli e m'pveti: kah je tu shkue
Kqyra kah bon me dor', kah qielli i vranët korb, me shi
Jo i thash, s'po shkoj kun
Jom këtu, n'tokë pa vakt e n'bereqet t'Hakit, s'kom' ku me shkue .
Her n'shi e her n'diell, her me dritë e her n'terr.
Her n'tokë, alemin tuj sodit, her n'qiell Hakin tu vështrue .
Her n'mejtep t'u m'su sherian, her n'mexhlis tu ngu' për irfan.
Her n'muhabet me jaran, po te murshidi për kurban.
Skem ardh' na n'gjeti me shkue, jem k'tu daim,
ymrin n'tokë me Hajj me nd'rrue!