Mevlana Shamsi Tabrizi
Bashkallëk me shpirtin
Bashkallëk me shpirtin
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Disa prej urtakëve thonë qi shpirti asht i përjetshëm. Disa thonë qi asht "i sapoardhun" - me fjalë tjera, njiherë nuk asht kanë, po masnej u ba. Sidoqoftë, ka kalue goxha nji kohë që kur shpirtnat janë kanë të mbledhun bashkë. Shpirtnat janë grupe të radhituna. Ama, ky bashkallëk asht i llojeve të ndryshme. Ata qi shkojnë në mejhane e kanë nji bashkallëk, qashtu qysh e kanë edhe të korruptuemit. Po këtu unë po flas për nji bashkallëk me shpirtin. E ilmi i Zotit i përfshinë tana.
Ky bashkallëk asht me Zotin. Përnjimend Allahi asht me ata qi u frigohen* Atij. (16:128) [InnAllahe meal-ledhîne t-tekâu]. Ai gjithashtu thotë: Përnjimend Allahi asht me neve (9:40) [InnAllahe meanâ]. Prandej, nëse në fillim të krijimit të natyrës së tij, nëse atëherë Tatari ish kanë me neve në atë bashkallëk, ai deri tash ish kanë i afruem me neve. Njiashtu edhe Imadi.
Zoti për atë bashkallëk tha: "Kam me e sjellë në ekzistencë nji halife prej uji e balte, edhe kam me iu ba pasardhës të tij në botën e ujit e baltës."
Ata thanë: "O Zoti jonë, na jem rahat me Ty në kit botë bashkallëku. Na po frigohemi qi kemi me u shpërnda e kemi me mbetë larg tij."
Ai tha: "E di qi nuk i thoni këto fjalë për me protestue a me kanë pa edep. Kështu qi, lypni strehë te Unë, qi bashkallëku juj të mos shpërhapet. Ju duhet me e dijtë qi Unë kam fuqi të përkryeme. Fuqia Jem s'ka asnji të metë. Në të veshunit e juj e në vellot e juja kam me iu mbledhë bashkë e kam më iu dhanë afërsi e bashkallëk me njeni-tjetrin."
Makalati i Shamsi Tabrizit: 703-4
Shënime: ilm - dije; t-tekáu - frikërespekt; po ashtu ka rrënjë të njëjtë me takvanë, që d.m.th. edhe devotshmëri, etj.
Për sjelljen e këtij teksti në shqip është shqyrtuar përkthimi në gjuhën angleze i William C. Chittick, Me & Rumi [shq. Unë dhe Rumi], fq. 184.
Përktheu: Trandofilishta
tags: Shemsi Tabrizi, Shemsi i Tabrizit, Rumi, Mevlana Rumi, Xhelaluddin Rumiu, Mekalati i Shemsi Tabrizit, sufizëm, sufi, islam, shpirtni, përshpirtshmëri islame, muhabet, sohbet, tarikat, dervish, kuran shqip, islam shqip, shqip, shqiptar