Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Fillonj me emnin e t'madhit Zot qi ësht' bekuës e mëshirplotë
Elif … Lam … Mijm …
Ky asht libri pa dyshim;
Mbi të rujtunit Udh’heqës,
Q'i në mungesë s’i shmangen Besës;
Të cilët kryejnë edhe falimet,
Prej çka ju dhamë bajn dhurimet
Mbesojn atë që t’ka ndritun,
Dhe mbi të parët se ç’kanë zbritun;
Në Ditën e mbrame kanë mbesim,
Në mbesimin s’kanë dyshim;
Nji këto janë në drejtim,
Q’i Zoti i Madh ju dha shpëtim.
Ajetet 1-5, surja el Bekare (Lopa)
Fillonj me emnin e t'madhit Zot qi ësht' bekuës e mëshirplotë
Perëndija s’detyron kënd veç sa ka fuqinë aji,
Për vehte fiton të mirën e të keqen çdo njeri;
Zot i Yn! Në harrofshim ose gabofshim mos na qërto
Me barr’ të randa si t’kaluemit mos na ngarko!
Zot i Yn! Me çka s’durojmë mos na rando!
Falna të metat, mëshirona e na mbro!
Ti je i joni i dashtun Zot,
Na fal fitoren mbi njerëzit e kotë.
Ajeti 286, surja el Bekare (Lopa)
Fillonj me emnin e t'madhit Zot qi ësht' bekuës e mëshirplotë
Në natën e famëshme Kuranin e zbritëm,
Ç’gja me dit’ t’a bani vlerën e kësaj nate?
Mirësinë e saj një mijë muj’ e rritëm…
Vijnë engjujt e shpirtit simbas nji urdhate,
Q'i nep Zoti vetë për çdo rregullim…
Paqa shoqëron deri në Agim.
Surja el Kadr (Nata e Famëshme)
Fillonj me emnin e t'madhit Zot qi ësht' bekuës e mëshirplotë
Thuej: Zoti asht nji
Zoti asht pa të metë.
Nuk ka lind kënd Aji,
As prej kënd s’ka lindun vetë.
As shëmbull as përgjasim,
Aji nuk ka në njësim.
Surja el Ihlas (Njësimi)
Fillonj me emnin e t'madhit Zot qi ësht' bekuës e mëshirplotë
Për Agimin përdëllohem,
Për Ato të dhjetat Netë,
Për çift e tekun Un betohem,
Për natën që vjen' e shkon' vetë;
Në këto ka sakt mbesim...
Për ata që kan' gjykim...
A s'epe ç'i bëri Zoti?
Kombit (Adë) njëherë,
Që si shtylla ish që moti,
Si atë s'kishte të tjerë!
Ç'i bëri kombit "Themudë"?
Që në "Vad" rrinte në shpella;
Firauni ku u futë?
Me ushëtëritë n'kry me hella!
Këta pse kufin kaluanë,
Në vënd të ligë e shtuanë,
Zoti ju dërgoj mundime:
Se i kishte në vrejtime...
Ajetet 1-14, surja el Fexhr (Agimi)