Titulli: Tymi i Temjanit
Artisti: John Singer Sargent
Periudha: 1880.
Mediumi: Bojë vaji në kanavacë
Koment: Një grua mban në duar copën e veshjes së saj të qëndisur e cila mbulon pjesën e epërme të temjanicës së argjentë prej nga edhe del tymi i parfumuar i qerlibarit të ndezur. Një substancë dylli e nxjerrur nga balenat, e bën qelibarin e përdorshëm në shumë rite fetare për shkak edhe të cilësive të tij afrodiziake. Sargent e filloi këtë pikturë gjatë udhëtimit të tij në Tangier. Megjithatë, pikturën tërësisht e përfundoi pas kthimit të tij në Paris. Punimi paraqet një fantazi tërheqëse e gati ekzotike për syrin perëndimor. Kjo vërehet nga detajet e kombinuara të kostumit të gruas në pikturë dhe ambientit të përshtatur me elemente nga rajonet e ndryshme të Afrikës së Veriut.