Titulli: Tugra (vula) e sulltan Sulejmanit (1494-1566)

Artisti: I panjohur

Periudha: Vitet 1555–1560, perandoria Osmane.

Mediumi: Bojë, ngjyra uji opake dhe ar në letër

Koment: Në punimin e mësipërm vërejmë një shkrirje mjeshtërore të sferës administrative perandorake me atë artistike. Në këtë kryevepër të artit osman, shohim se si sipërfaqja e letrës është mbuluar me elemente mbresëlënëse ornamentale.