Titulli: Portreti i një gruaje me një mace

Artisti: I panjohur

Periudha: Shek. 18, Indi, perandoria Mugale.

Mediumi: Bojë uji opake dhe ar në letër

Koment: Një grua fisnike europiane e veshur në stilin portugez të shekullit të 16-të, përkëdhel macen e saj ulur në një fushë të gjelbërt. Kjo pikturë tregon se sa të dhënë qenë artistët mugalë për tematikat e krishtera dhe europiane pas ardhjes së misionarëve jezuit portugezë në pallatin e Akbarit në shekullin e 16-të.