Titulli: Belkisa, mbretëresha e Shebës

Artisti: Kamāl ud-Dīn Behzād

Periudha: Shek. 17, Persi.

Mediumi: Bojë, ngjyra uji dhe ar në letër

Koment: Belkisa me një letër dashurie të cilën pupëza, e fshehur në një shkurre afër këmbëve te saj, do t'ja dërgojë mbretit Sulejman. Ajo është veshur me një fustan në të cilin vërehen detaje të figurave të disa kafshëve dhe njerëzve të ndërlidhura me elemente arabeske. Po ashtu, një pemë dhe disa shkurre krijojnë një kornizë rreth saj, ndërkohë që dy grupe lulesh vërehen pak më sipër.