Nji ditë t'bukur t’Majit të hetova
mshehë ndër géma t'shpeshta në nji lule
dhe me vujtje n’zemër të kundrova
dersa nji ditë n'dorë ti mu përule.
Por tash je vyshkë për mua s'ke më vlerë
se fletë tueja ma për mu s'kan’ erë
ti s’je lulja e bukur e dit’s Majit
por je lulja n'zemrën time t’vajit.
Ishe ti ma e mira ndër të tjera
gonxhe’ bukur mbushur plot me ngjyra
pse fletë tueja t’bukra i merr era
pse kaq shpejt n'pranverë të ka ndrru fëtyra.
Por tash je vyshkë për mua s'ke më vlerë
se fletë tueja ma për mu s'kan’ erë
ti s’je lulja e bukur e dit’s Majit
por je lulja n'zemrën time t’vajit;
ti s’je lulja e bukur e dit’s Majit
por je lule’ vyshkun n’zemër t’vajit.