O bylbyl, o i buk’ri shpendve
Çka ke n’dimën qi gjëmon?
Aman, aman
Gjithë dashnorve shnoshjau zemrën,
Aman,
Hiqjau dertin qi i derton!
Në kafaz bylbyl si ti-e
Prej k’si dimnit jam rrethu’,
Aman, aman
Zemra ime mush n’dashtni-e,
Aman
Pret pranverën e dish'ru’.
Del pranverë me lule tu’ja
Mjaft ky dimën na la fjetë,
Aman, aman
Ti bylbyl, kang’s sate thu’ja,
Aman,
Shnoshjau zemrën dashnorve t’shkretë!
Përmbledhur me ndihmën e përmbledhjes së teksteve të kangëve prej Xhevdet Bytyqit.