Moj e mirë me sytë e zi
në ballkon kur m'del si zanë
më ban plag' oh në krahnor
e prej saj buron nji kangë.
Ditë për dit', n'nji orë t'mëngjesit
del n'ballkon, mbushesh me djell
ti harron se t'shohin njerzit
edhe zogjt pranë zemrës ndjell.
Eja zogza e pranverës!
Eja fry mor fllad i lehtë!
se pret nana n'prag të derës
e ma gzon zemrën përjetë...