O duke tundur zbret nga stani,
Me shami lidhur te balli,
Tundu moj bejke e bardhë tundu,
Natën-ë me hënë duku,
Bejke e bardh-e borë e malit,
Ti je ilaçi çobanit...
Shënime:
bejkë: dele krejt e bardhë (një kuptim tjetër i fjalës është: vajzë e re, bardhoshe dhe e hijshme).
Pjesë nga kënga popullore e zonës së jugut "Tundu moj bejke".