Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Kalenderi i dehun, në dehjen e tij
frymë m'frymë nji vird ka - Ali Ali.
Kalenderi Sakhi Lal në dehjen e tij
Kalenderi Xhole Lal në dehjen e tij.
O vlla, pa da thirr Ali Ali
nëse jo sot, nesër vet thrrasin Ali Ali
Zoti plot e përplot ka begatu
e as t'mjerin se ka menjanu.
Kush do qi te dera jote vjen
asnjiherë durë thatë ti s'e len.
O mjeshtër i t'madhit rahmet, ja Pir
ishalla errësina jeme kalon, ja Pir
ymydet e mia te ti i kom lon, ja Pir
lutjet e mia ishalla kabull i bon, ja Pir.
Shënime:
vird - lloj ziqri apo lutje e dervishëve; kalender - sufi bredharak; Sakhi Lal dhe Xhole Lal janë referime për sufiun Lal Shahbaz Kalender (shek. 12); pir - mjeshtër shpirtëror
Përktheu: Trandofilishta