Lâ lâ lâ lâ, moj lule dardhe
msheli sytë e tat ngadale
lâ lâ lâ lâ, moj erë luleje
rrethi i hanës apet në qiell ka dal-e
Tat qi me pa andrra të mira-e
e mbledh kumbulla në bahçe t’prrallave
shko te toka e mbushun me ambëlsina-e
e te shpitë prej çokollateje.
lâ lâ lâ lâ, nata apet ka ardh-e
yll, o yll, hej moj yll-e
lâ lâ lâ lâ, moj jasemine e karajfile
shko te nji andërr e ambël, moj dashni-e.
Diku qi s’asht shumë ftoht-e
diku bukur si sytë e tut-e
shko e shif vendin e imagjinates-e
e ulu bashkë me lepurushat-e.
Shko te kuajt me flatra-e
te qyteti i vockel i lujtjes e qeshjeve
shko te lëndina e ylbereve
e te saraji i humbun i qiejve.
lâ lâ lâ lâ, tat moj xhan melaqe
se apet dielli asht mshef prapa maleve
lâ lâ lâ lâ, moj manushaqe e lule kaltroshe
msheli sytë e tat ngadale
msheli sytë e tat ngadale
msheli sytë e tat ngadale
msheli sytë e tat ngadale…
Përktheu: Trandofilishta