Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Kur zënë e çelin trëndafilë,
Dynjaja bëhet erëmirë,
Shpirti lëngon me një dëshirë,
Ka kohë që ndarja na ka përpirë...
Nga gjaku trëndafilat të skuqur mbesin,
Lotët janë për zemrat që (kurrë s’) vdesin,
Brenda nesh nis behari gjallëron,
Kur njomet me lot',
Edhe shkretëtira lulëzon,
E bëhet parajsë si qëmot’...