Nëma fyellin, merrja këngës
Nëma fyellin, merrja këngës
Kënga është sekret i qenies
Se melodia e fyellit mbetet
Pasi ekzistenca tretet
Ma jep fyellin, nisja këngës
Kënga, sekret i pavdekësisë
Se melodia e fyellit mbetet
Pasi ekzistenca tretet
A ke marrë pyllin si unë,
një kasolle jo pallate?
A ndoqe këmbët nga shkuan,
nëpër shkëmbinj u rropate?
A po ngjitesh malit si unë?
Veç një strehëz jo saraja
Se unë ndoqa gjunjët pas
Nëpër gërxhe nëpër maja
A je larë me parfum?
E me nur je tharë, më thuaj?
E në agim ke pirë verë?
Nëpër kupa me eter
Nëma fyellin, merrja këngës
Kënga është sekret i qenies
Se melodia e fyellit mbetet
Pasi ekzistenca tretet
A je ulur pasdite si unë,
Mes vreshtave të hardhive?
Ku bistakët varen shtruar
Si llampadarë të praruar
A je shtrirë mbi bar gjatë natës,
me qiellin jorgan mbuluar?
Pa pyetur për çfarë do vijë,
Duke harruar çfarë ka shkuar
Nëma të uruarin fyell,
E drejtë e xhanit me këngë matet
Se melodia e fyellit mbetet
Pasi zhduken krejt mëkatet
Nëma fyellin, merrja këngës
Harro sëmundje e mjekime
Njerëzit janë rreshta në defter
Shkruar me ujë e me bekime
Xhibran Halil Xhibrani
Përktheu nga arabishtja: Gentjan Fejzullaj