Ahwak
Të dua dhe do doja të të harroja
Të harroja shpirtin tim dhe tëndin tok
Që shpirti im të përhumbej do doja,
Sakrificë për ty të bëhej e shok
Ah sikur të të harroja e të më harroje
Të më dëfteje si humbet tej në gjithësi
Të përmallohem për mundimin tonë e të kujtoja
T'i flak e t'i hedh tej lotët e mi
Të shpresoj se do kthehesh përsëri
Kur me botën do piqesh një ditë,
Të më marrësh me vete me dashuri
Kur ajo ndjenjë kapërcen tërë kënaqësitë
Të dua dhe do doja të të harroja
Të harroja shpirtin tim dhe tëndin tok
Që shpirti im të përhumbej do doja,
Sakrificë për ty të bëhej e shok
Ah, sikur të të harroja e të më harroje
Të më dëfteje si humbet tej në gjithësi
Të përmallohem për mundimin tonë e të kujtoja
T'i flak e t'i hedh tej lotët e mi
I preokupuar do jem me ty, I zënë
Dhe sytë e mi sytë e tu të bukur vizitojnë
Bisedojnë pa fjalë e mbresa lënë
Ashtu në heshtje plot mall dashurojnë
Mendoj për ty, zgjohem natën e të thërras
E nisa shpirtin tim të të shërojë tek ti
Njerëzit më shqetësojnë, por me ta s'flas
Unë të gjej të zënë dhe ti më zë me ty
I preokupuar do jem me ty, I zënë
Dhe sytë e mi sytë e tu të bukur vizitojnë
Bisedojnë pa fjalë e mbresa lënë
Ashtu në heshtje plot mall dashurojnë
Mendoj për ty, zgjohem natën e të thërras
E nisa shpirtin tim të të shërojë tek ti
Njerëzit më shqetësojnë, por me ta s'flas
Unë të gjej të zënë dhe ti më zë me ty
Të dua dhe do doja të të harroja
Të harroja shpirtin tim dhe tëndin tok
Që shpirti im të përhumbej do doja,
Sakrificë për ty të bëhej e shok