Kam pa nji fytyrë me nji mijë çehre, e nji fytyrë veç me nji - thue se në ndoj sënduk t’qé rrit’.
Kam pa nji fytyrë llustrën e t’cilës kam mujt me soditë aq thellë, sa deri n’shëmti kam mbrrí; e nji fytyrë llustrën e t’cilës asht deshtë me e heq për me e pa gjith’ at bukuri.
Kam pa nji fytyrë t’rrudhosun, tanësisht e zbrazun; e nji fytyrë t’lemueme, tanësisht prej jetës e skalitun.
I njof mirë fytyrat, se përtej pëlhurës që sytë e mijë thurin shoh; sa tej’e përtej njimendësinë ua shoh.
Xhibran Halil Xhibrani, I çmenduni (përkthim i pabotuem)
Përktheu: Trandofilishta (2021)
tags: Khalil Gibran shqip, The Madman, tregime, rrëfime