Njiherë e nji kohë, në qytetin e lashtë të Afgarit na ishin kanë dy burra të ditun që i urrenin e përbuznin mësimet e njeni-tjetrit. Njeni prej tyre mohonte ekzistencën e zotnave, e tjetri ke nji besimtar.
Nji ditë prej ditsh të dy burrat takohen në pazar, e në mes idhtarëve të tyne filluen me debatue e me vnue argumente për ekzistencën a për jo-ekzistencën e zotnave. Mbas nji ore zanke ata u ndanë.
Në po at aksham, mohuesi shkoi në tempull e e përuli veten e tij në altar, e filloi të lutet që zotnat ta falnin për udhën që ka pas ma parë.
Në po at vakt, i dituni tjetër, i cili i ka mbajtë lartë zotnat, i futi zjarrmin librave t’shenjtë. Se ay tashma u bâ nji jo-besimtar.
Xhibran Halil Xhibrani, I çmenduni (përkthim i pabotuem)
Përktheu: Trandofilishta (2021)
tags: Khalil Gibran shqip, The Madman, tregime, rrëfime