Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Një herë Nastradin Hoxha u-has me një njeri, njeriu po sa e pa deshi që të përqeshte me Nastradinë edhe i tha Nastradinit që cili do të jetë m'i zoti të genjejë. Nastradini atë kohë rinte mpështetur pas një muri, edhe ju përgjeq që "munt", po eja i tha të mbash këtë mur mos bjerë, gjer sa të vete në shtëpi që të sjellë trajstën me gënjeshtrat. Shoku u-bint edhe vate të mbaj murë.
Nastradini vate në shtëpi të ti, hëngri drekë, piu ca verë, pastaj ra të flerë. Si shkuan 3-4 orë u-ngrit të vejë në kafenet, edhe duke shkuar ng' ajo udhë ku shoku i tij mbanë murë, kur shkoj atje pranë bëri sikur nuk' e pa shokn' e tij. Shoku po sa e pa hoxhën i thirri "Hoxha efendi a e sjell trajstën me gënjeshtra? sa m'u mërzit së ndënjuri këtu duke mbajtur këtë mur."
Hoxha ju përgjiq: "hej or budalla i Perëndisë, lëre murë edhe eja tek unë". Shoku e la murë edhe vate te Nastradini. Pastaj hoxha i tha "a mund një njeri t'i sjellë gënjeshtrat në torbë? edhe a munt që të mbajë njeriu një mur kaqë mijë okësh?" Më të madhe gënjeshtër se këtë ç'kërkon? Shoku i Nastradinit si pa që u-gënjye u-tërpërua shumë edhe iku. Nastradini tha shko të gjesh shokët tënt edhe t'i gjënjesh pa me hoxhënë s'e nxjerr dot mbanë.
Burimi: Nastradin Hoxha - mbledhur prej Mihal S. Xoxe; shtypur në shtypshkronja "Korça", 1912
Kthyer në alfabetin tonë modern nga Trandofilishta