Nji fije bari i foli nji gjetheje vjeshte: “Sa shumë zhurmë që ban tuj ra! Ti po m’i hapërndanë krejt andrrat e dimrit.”
E zemrueme gjetheja ia ktheu: "O ti i kastës t'ulët! Idhnak, jomelodioz e i dalun mode! Ti nuk jeton në ajrin e naltë, e as nuk mundesh me rrëfye për melodinë e t’kanduemit.
Mas kësaj, gjetheja e vjeshtës u shtri mbi tokë e nisi gjumin e saj.
Kur behari u çil, atëherë ajo u zgjue edhe njiherë - po tash si nji fije bari.
Kur u ba vjeshtë, e kur ishte radha e saj për gjumë dimri, e mbi ta nëpër ajër gjethet ishin tuj ra, ajo i përshpëriti vetes: "Ah këto gjethe vjeshte! Sa shumë zhurmë që bajnë! Ç’po m’i hapërndajnë krejt andrrat e dimrit."
Xhibran Halil Xhibrani, I çmenduni (përkthim i pabotuem)
Përktheu: Trandofilishta (2021)
tags: Khalil Gibran shqip, The Madman, tregime, rrëfime