Kur voejtja me erdh n'jetë, kam ndejtun e jam kujdesun për ta; e kam shikue me dashuni e ndjeshmëri. Voejtja mu rrit, si çdo gja e gjallë që rritet, e fuqishme e e bukur, plot me andje t’mahnitshme. E na e dashunojshim njeni-tjetrin, voejtja e unë, e dashunojshim botën përreth neve; se voejtja kish nji zemër të mirë e zemra jem ish e mirë me voetjen.
E kur bajshim muhabet, voetja e unë, ditët kishin krahë e netët ishin të rrethueme me andrra; se
voejtja kish nji gjuhë të rrjedhshme, e gjuha jem ke e rrjedhshme me ta. E kur kandojshim bashkë, voetja e unë, komshinjtë në dritare dilshin e ndigjojshin; se kangët tona kén t'thella, e meloditë tona ishin plot me kujtime t’përçudtshme. E në ecejaket tona me vojtjen, njerëzit na shikojshin me shikime të buta e përshpëritshin fjalë që tejkalonin ambëlsitë. Kish edhe prej tyne qi na kqyrshin me synin e xhelozisë, se voejtja ish nji gja fisnike, e unë isha krenar me té.
Po voejtja vdiç, si krejt gjanat e gjalla, e tash kam mbetë vetë me përsiatë e me soditë. Tash kur i shqiptoj fjalët e mia, më vijnë të randa në vesh t’mijë. Tash kur i kandoj kangët e mia, komshinjtë nuk vijnë t’mi ndigjojnë ato. Tash kur eci nëpër rrugë, asnji s'ma vnon synin. Veç në gjumë ndigjoj zana me keqardhje tuj m’thanë:
“Vno synin, atje qëndron nji njeri t’cilit voejtja i ka vdekë.”
Xhibran Halil Xhibrani, I çmenduni (përkthim i pabotuem)
Përktheu: Trandofilishta (2021)
tags: Khalil Gibran shqip, The Madman, tregime, rrëfime