E kur sefaja m’erdh n’jetë, nër duer e kam mbajt e kam shku e qëndrue në kulm t’shpisë tuj britë:
"O hajdeni, hajdeni o ju komshinjë t’mijë, hajdeni e shihni se sot asht dita kur sefaja ka zanë jetë n’mu. Hajdeni e vnojani synin ksaj qenieje t’gëzueme, e cila keshet n’diell.”
Po asnji prej komshinjve s’erdh me e pa sefanë tem, e madhe ke çudia jem. Për çdo ditë, për shtatë hana e zbulojsha sefanë tem prej kulmit t’shpisë — po hala kush s’ma vnoj veshin. Ishim vetëm, sefaja edhe unë, t’pa kërkuem, e t’pavizituem. Masnej sefaja jem u sarih, e u lodhë pse asnji prej zemrave tjera pos zemrës sem nuk e mbajti dashuninë e saj— e asnji buzë tjetër s’i puthi buzët e saj.
Mas kësaj sefaja m’vdiç prej izolimit.
E tash unë veç e kujtoj sefanë tem t’vdekun tuj kujtue voejtjen tem t’vdekun. Po kujtimi asht si nji gjethe vjeshte e cila pshertinë përnji çast nër erë, masnej s’ndihet ma.
Xhibran Halil Xhibrani, I çmenduni (përkthim i pabotuem)
Përktheu: Trandofilishta (2021)
tags: Khalil Gibran shqip, The Madman, tregime, rrëfime