Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Zemra po kan po gjimôn
kurgjo faide 1 nuk poj bôn
amân All-llâh poj ndimôn
drit xhemâlit2 teri t’gjôn.
Ref:
Jâ All-llâh bona dermân
pash resûlin t’bojm amân.
Gjô s’poj doket dill e hôn
as me pi as me ngrôn
tuj thon All-llâh gjith po fshôn
Hak xhemâlin qysh ta gjôn.
Ref:
Jâ All-llâh bona dermân
pash resûlin t’bojm amân.
Gjith sa frym qi vin e shkojn
me er t’Hâkit p’e mashtrojn
u hutuve s’di qysh shkôn
All-llâh All-llâh thret si zôn.
Ref:
Jâ All-llâh bona dermân
pash resûlin t’bojm amân.
Pash resûlin jâ sulltân
hiqnaj perdet ngat me kôn
me xhemâl tônd a na gzôn
gjith ça shohim hak me kôn.
Ref:
Jâ All-llâh bona dermân
pash resûlin t’bojm amân.
Me ftyr tônde na zdritôn
mas te shohim qeter3 kôn
ej Maliq ti ça po bôn
ashki Hâkit po t’përvlôn
Ref:
Jâ All-llâh bona dermân
pash resûlin t’bojm amân.
Shënime: [1] fajde - dobi; [2] xhemali - bukuria [3] qeter - tjetër
Neve na thon melâmi
pluhën zemrës kemi fshi
kemi lonun plong1 e shpi
s’kemi herk2 as anteri3.
Për ulldh t’Hâkit jemi shkri
me ashk Zotit jemi pi
nuk dim teqe as xhami
n’Kudsi Sherif jemi hi
Ihrâm Qabes4 kemi vesh
petka tôna kemi desh
kët sir kurkush s’e mer vesh
pej dynjâs krejt pa u desh.
Jemi rânun ne Vahdet5
nuk po shôhim hiç Qethret6
te All-llâhi jemi pshtet
terk e bônëm shtatin t’vet.7
Syte zemrës kemi çel
ziqri8 Zotit gjith po del
hak po shohim grun e mel
fjales Hâkit bojm amel9.
Nûr te Hâkit jemi mlû
tôna perdet kemi çû
nuk na mbet hiç ti e û10
ne shehidall-llâh u kallzû.
Hem mahlasin11 noktaxhi
pejgamberin duâxhi
gjith po thrasim ja Ali
me Ehli Bejtin12 me ni shpi.
Fort ne alem13 jemi t’kqi
te madhnijâ rytbeli14
edhe pirin Arabi15
ni vuxhûd16 ôsht me Ali.
Maliq emnin na ka ngjit
s’kemi esrâr17 me harxhit
Ilm-i Ladun me kërçmit18
Shejti yn s’ka porosit.
Shënime:
[1] plong - pasuri; [2] herk - ; [3] anteri - rroba; [4] Ihrâm Qabes - rroba që vishet në haxh apo pelegrinazh;
[5] Vahdet - Njëshmeri; [6] Qethret - Shumësi; [7] terk e bônëm shtatin t’vet - e kemi lanë trupin;
[8] ziqr - dhikr, përkujtimi i Zotit; [9] amel - vepër; [10] ti e û - ti dhe unë; [11] mahlas - titull;
[12] Ehli Bejti - fjalëpërfjalë "banorët e shtëpisë"; familja e profetit alejhi selam; [13] alem - botë; [14] rytbeli - të lartë;
[15] Arabi - Muhammed Nurul Arabiu; [16] vuxhûd - trup, qenie; [17] esrâr - sirre, fshehtësi. [18] kërçmitje - vjedhje.