Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Allâh Allâh jâ Allâh / bôna zemrën bejtullâh
Tha resûli ej ymmet / shkoni Qabe shpejt e shpejt
me Allâhin dash me ndejt / me bô zemrën bejtullâh.
Allâh Allâh jâ Allâh / bôna zemrën bejtullâh.
Uj zemzemi frym te tû / tuj bô nijâz me bô hû
zemrën Qabe me e bô / kalbi mu'min bejtullâh.
Allâh Allâh jâ Allâh / bôna zemrën bejtullâh
Kurtaliset kush te hi / ne bejti sherif me dashni
paq bon vehten prej kryqni / zemra i bôhet bejtullâh.
Allâh Allâh jâ Allâh / bôna zemrën bejtullâh
N'Qabe me shku Hilmijâ / pej shyhreti vin m'u dâ
për Allâh me pas sevdâ / zemra m'u bô bejtullâh.
Allâh Allâh jâ Allâh / bôna zemrën bejtullâh
Transkriptimi është marrë nga Sheh Hilmi Maliqi dhe Divani i tij shqip, përgatitur nga Jahja Hondozi.
Shënime: bejtullah - literalisht nênkupton shtëpi e Zotit, edhe Qabja njihet me po at emër./ me bô nijâz - me shpreh përulje / kalbi mu'min - zemra e besimtarit / kurtaliset - shpëton / bejti sherif - shtëpia fisnike apo e shenjtë, Qabja.
Një interpretim i ilahisë së Sheh Malës, Rahovec.