Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Dobija e rrethit të dhiqrit
1
Bismi-lahi po filloj,
Dhiqër Zotin kush ka bâ,
ç’ka ká dobi po diftoj,
n’ahiret edhe n’dyn-ja,
Allah, All-llah ja Rahmán.
derdit t’onë na i bân derman.
2
Zoti na ká porositë,
Dhiqër Zotin shum’ mej bâ,
gjynahet né na i resitë,
Resuli tha ne dyn-jâ.
3
Qi âsht bahçe prej xhen-netit,
Hallka Dhiqrit ne dyn-jâ,
tha Resuli ktij ym-metit,
shkoni Dhiqër për me bâ.
4
Ka thânë Resul’ i jonë,
kush bân Dhiqër Perendinë,
Melekët ata i rrethojnë,
gjynahet per tokë ju bienë.
5
Hem Resuli ka urdhënuë,
mallin për sevap me shkrî
hem me anmiq ti me liftuë,
Dhiqrit s’mundet me ja mbrî.
6
Për Ehlidhiqër ka thân,
Melekët i bâjnë zijaret,
prej belashë Zoti i pështon
hem i mbulon me rahmet.
7
Zèmren njeri pa qâruë,
ibadeti dobi s’bân,
Resuli ka urdhnuë,
Zêmrën páq Dhiqri e bân.
8
Gazep âsht Zoti ka thânë,
nji zêmër qi âsht forcuë,
Dhiqer Zotin qi s’e bân,
n’ahiret ká me u penduë.
9
Me Dhiqer e kanë fituë
graden t’gjith Euliját,
dinin t’onë e kanë forcuë,
me qeramet dit’ e nát.
10
Sheh Ahmed, jam Shkodrán,
hem Rrifaí, kam qilluë,
Zotit i kam râ aman,
me bâ Dhiqer me m’ndihmuë.
Fjalë:
dhiqr/ziqr/dhikr - përmendja apo kujtimi i Zotit; derman - zgjidhje, ilaç; hallkë - rreth; ymet - popull; melek - engjull; sevap - vepër e mirë; ehlidhiqër - njerëzit që kujtojnë Zotin; zijaret - vizitë; bela - telash; hem - edhe; rahmet - dhembshuri e dashtun; ibadet - adhurim; gazep - zor; eulija/evlija - i dashtun i Zotit; din - fe; qeramet - mrekulli; Rifai - tarikati, urdhni sufi Rifai.