Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
"Homazh i shehidave"
GAZA
Hana e tetorit
shndriti prej shpirtrave t’shehidëve.
Rripi i ngushtë i tokës
(mbluem me gërmadha)
bante dhikr me gjakun e dëshmorëve:
Ja Hakk, Ja Habb, Ja Rabil Alemin’!
Hana e tetorit
shndriti me pikëllim
emrat e mërguem t’shehidëve.
(Hasan, Walid, Emin)
T’pastër e t’qetuem
prej diku larg kndonin:
Ja Hakk, Ja Habb, Ja Rabil Alemin’!
Hana e tetorit
dëshmoi përflakjen e natës
dhe buzëqeshjen e vocërrakve
dhe lotët e nanave
dhe gjokset e arabëve
dhe plagët e tokës
dhe gazin e ngrimë
dhe zjarrin e zemrës
dhe sytë e armikut
dhe vizllimën e tehut t’shpatës
që i çau perdet dysh...
Aty kndonin shehidët
Ja Hakk, Ja Habb, Ja Rabil Alemin’!
Autor: Don Mehaj (28 tetor 2023)
Fjalë: Hakk- Zot, e Vërteta; Habb - Habib, i Dashtun; Rabbil Alemin' - Zot i botëve
Piktura: Detaj "Homazh i shehidave" prej Ismail Shammout-it (1920-2006) artist palestinez dhe historian arti