Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Fuqi' e Perëndisë
Duketë tek do,
Se shpirt' i gjithësisë
Po është ajo.
Ajo është gjithë ç' janë,
Është në çdo vënt
E duket më ç'do anë,
Në trup e në mënt.
E shohëmë në qiej,
Në shi e në ré,
Ndë hën' e në për diej
Ësht' edhe në dhé.
Mê tepër zemrën tënë
Atë ka për fron,
Nuk ja dëgjon zënë,
Zemrën s'e dëgjon?
Burimi: "Lulet e Verësë"
Fotografia: Varri i Naim Frashërit pranë teqesë së Merdivenköy në Stamboll, aty ku u varros fillimisht.