Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Lëvduarë qoft' ajy, që bëri gjithësinë, edhe gjithësija ësht' ajy vetë.
Qeshë në të pshehëtë, po kur desha të dal në shesht, kreva njerinë.
Zoti është det, ne jemi valët' e tija.
Njeriu është fletoreja, që flet ndë jetë.
Ajy, që kupëton vehten' e tija mer vesh dhe Perëndinë.
Besa është një fjalë po e shtuan' ata, që s'dinë.
M'emërit të Zotit math, q'është ndjesë math e mëshirë shumë. Lëvdat' i qoftë Perëndisë, Zotit të math të gjithësisë, q'është ndjenjës, e shpërblenjës, është Zot' i ditës' së besësë. Ty të falemi e Ty të lutemi! falna udhën' e drejtë, udhën q'u dhe të parëvet t'anë, mos na lerë në mundim e n'errësirë.
Këjo fletore është udhërrëfenjës për të mirëtë, që s'bëjnë kurrë të ligë, dhe besojnë Zotn' e math e të vërtetë, si i falenë dhe apënë nga ç'u fali Zoti. Ata janë në dritët të Zotit e në shpëtimit.
Ata që besojnë Zotn' e vërtetë edhe pavdekjen' e shpirtit dhe bëjnë mirësinë, Zot' i math i do edhe s'ka frik' e brengë për ta, no Myslimanë qofshinë, no të Krishterë, no Israilinj a në besë tjatërë.
Faliuni Zotit të vërtetë, dhe e puni të varfërent; ç'do të mirë, që bëni, dotâ gjeni ndaj Zotit, se Zoti i vërtetë u sheh dh' e di ç'punoni.
Parrajsa s'është vetëm për Israilinjtë, a për të Krishterëtë, po është për gjith' ata, q'i falenë Zotit dhe bëjnë punërat' e mira. Ata gjejnë çpërblimn' e punës' së tyre ndaj Zotit dhe janë në prehje.
Zot' i vërtetë është, dhe tek lint dielli dhe tek perëndon, nga do të kthehi, andej është fytyr' e ti, se gjithësin' e ka pushtuarë, dh'e di ç'do punë që bëhetë. Ç'ka ndë dhe ndër qiej, gjithë janë n'urdhërit të Zotit.
Thoni: Besojmë Zotn' e vërtetë dhe ç'i dërgoj Muhametit, Ibrahimit, Ismailit, Isaakut, Jakobit e të nipërvet të ti. Besojmë ç'i dërgoj Musajt e Isajt dhe gjithë të tjerëve, pa si ndajmë njerinë nga tjatëri, dhe epemi te Zoti.
Bëni me gjithë zëmërë mirë njëri tjatërit tekdo të jini. Zoti të gjithë dot' u mbledhë një ditë, se është fuqi-shumë.
Kujtoni Zotn' e vërtetë, t'u kujtojnë dh' ajy juve bëni të mirënë e mos jini të pabesë.
Lum ata që heqinë të këqijatë me durim, e pa mpshuarë, Perëndija e peshon njerinë duke dhënë urinë, humbjen' e gjësë dhe vdekjen' e njerëzisë e prishjen' e bimravet. Lum ata, që kur i gjen myxyra, thonë: Bimë nga Zoti dhe kthehemi prapë te Zoti.
Urat' e Zotit dhe mëshir' e tija dhe udh' e drejtë janë për këta.
Vërtet në bërjet të qiejvet e të dheut, në ardhjet të ditës' e të natësë me radhë, n'anijat q'ecinë ndëpër detet për fitimt të njerëzisë, në shit që bije së sipërmi e ngjall dhen' e vdekurë, që mba disa farë kafshe, n'erërat' e në ret, që lëvrijnë, në gjithë këto ka mësime për ata që janë t'urtë.
O njerës! ushqehi nga drithët' e dheut të mir' e të pandaluarë. Mos ecëni mbi gjurmët e djallit, se është arëmiku juaj. U mëson të bëni të ligën e trum bullimnë.
Besa s'është me të kthyerë nga lint dielli, a nga perëndon. Besëtâr ësht' ajy që beson Zotn' e vërtetë, pavdekjen' e shpirtit, ëngjëllitë, fletoretë dhe të dërguaritë.
Ajy që u ep me gjithë zëmërë për dashurit të Zotit t'afërvet, të varfërvet, të mjerëvet, udhëtarëvet e gjith' atyre q'i kërkojnë. Ajy që nxjer njerëzinë nga robëria, i faletë Zotit, bën të mirënë, mba fjalënë q'ep, kâ durime në të këqijat, në kohët të ngusht' e të pa hirë. Këta janë të drejtë dhe trëmbenë nga Zoti.
Epuni të varfërvet për dashurit të Zotit, e bëni të mirënë, se Zoti i do mirë-bënjësitë. Mos hyni në rezik duke diturë. Mos prishni gjënë tuaj në punëra të paudha, e duke dhënë mitë gjykatësvet.
Sâ është pun' e mirë t'u bënjë njeriu ndihmë atyre që janë pa mëm' e pa atë! ata janë vëllezëritë tuaj. Zoti e di atë që bën të ligënë, si dhe atë që bën të mirënë.
Ndihuni njerzis' s'uaj, t'afërvet, të varfërvet, të mjerëvet udhëtarëvet. Të miratë, që bëni, i njeh Zot' i vërtetë. Ajy q'i huan Zotit të vërtetë hua të bukurë, Zoti ja shton e ja shumon.
Zot' i vërtetë është një, ësht' i gjall' e i përjeteshmë, as dremit as gjumi e mer: Janë të titë gjithë ç'kâ nër qiej e ndë dhet, di ç'bën njeriu, e ç'ka në zëmërë.
Fron i tija pushton edhe qiejtë edhe dhenë, ësht' i lart e i paanë. Zoti sheh, dëgjon, e di gjithë ç'janë.
Ata q'apënë n'udhët të Zotit ngjajnë me një farë, q'ep shtatë kallinj, e ç'do kalli ep një qint koqe drithi. Ata q'apën' e s'e përflasënë kanë çpërblim të math ndaj Zotit.
Një fjal' e mirë e një ndëjesë vlen më shumë se një dhënje, q'i bije mundim ati, q'e mer.
Dhënjenë mos e prishni duke përfolurë e duke dhënë mundime, si ata q'e bëjnë për faqe. Pun' e atyre ngjan me një bimë, që mbilletë majë shkëmbit, një shi bije dhe e mer. Pun' e atyre, q'apënë për dashurit të Zotit e për mirësit e shpirtit, ngjan më një kopsht të mirë e të ujiturë me një shi të bukurë, q'ep dy pjesë, Zoti u sheh ç'bëni.
Do nonjë jush vallë të ketë një veshtë plot me rrush e me fiq, dhe të rjedhënë ujërat nëpër mest të ti e të ketë nga gjithë pemëtë, pa në mest të së mirsë t'i vinjë pleqërija e djemtë t'i ketë foshnja, edhe një zjar i math t'i përvëlonjë gjithë vështinë? Zot' i vërtetë s'i kërkon njeriut atë, që s'e bën dot. Kushdo që bën mirësinë e bën për vetëhe. Ati q'i dha Zoti urtësinë, i ka dhënë gjithë të miratë.
Zot' i vërtetë do ata, q'u apën' atyre që s'kanë, ata që kapërxejnë zëmërimnë, ata që ndjejnë fajet' e njerëzisë, ata q'u bëjnë mirë atyre q'u kanë bërë të këqija.
O njerës! bëhuni të drejt përpara Zotit të vërtetë, q'u bëri të gjithë nga një njeri i vetëm. Besoni Zotnë, nderoni mëmën e atënë, epuni të varfërvet gjën' e tyre mos e përzjeni me tuajnë, se kush ha gjën e atyre, fut zjarë në barkut, pa kjo pun' është mëkat' e madhe. Mos merni uzurë e mi uzurë, se Zot' i vërtetë s'e do ligësinë. Zoti ka urdhëruarë të epni plaçkënë q'u kanë lënë për të ruajturë, edhe kur të gjykoni njerëzinë, ta gjykoni me të drejtë.
Mos thoni veç së vërtetësë, kurrë. Kur epni dëshminë përpara Zotit, le të jetë dhe për vethenë t'uaj, edhe për fisnë tuaj, edhe për miqtë thoni të drejtënë, si për të varfëritë edhe për të pasuritë, mos pshoni as' më nj' anë, se Zoti i di gjithë ç'bëni.
Zot' i vërtetë bëri njerinë në fytyrët të ti, i dha dhe shpirt, nga shpirt' i ti, pa e la mëkëmbës mbi faqet të dheut.
Zot' i math është m'afërë te njeriu, nga dejt' e qafës' së njeriut.
O njerës! mos u bëni të pabesë, e mos delni nga udh' e Zotit: se Zot' i vërtetë do të mirët' e mirësinë, nukë do të liqt' e ligësinë.
Gjithë kafshëtë q'ecinë në dhet, e gjithë shpestë, që fluturojnë, janë si dhe njerëzitë, të ndarë në farëra. Zot' i vërtetë të gjithëve na ka bërë gati ushqimnë. Edhe ajy zokthi, që fluturon nd' erë ësht' i Perëndisë.
Mos i mundoni kafshëtë.
Zoti i fali Musajt urtësinë edhe fletoren' e be kuarë.
Zot' i math i fali Krishtit të birit të Marisë urtësin' e fjalën' e bukurë që në foshnjëri, i dha ungjillë e dritënë.
Krishti i tha shërbëtorëvet të ti: Kush vjen me mua n'udhët të Zotit? Ata ju përgjeqnë: neve vimë. Pa thanë Zot' i vërtetë! besuamë ç'sbriti teje dhe i ramë pas të dërguarit tent, shkruana me dëshmitarëtë.
Krishti është shpirt' i Perëndisë, as e vran' armikëtë, as e mbërthyenë: se ata, që besojnë Zotn' e vërtetë nukë vdesënë kurrë, po venë nga një vënt në tjatërë.
Zoti nxjer natënë nga dita edhe ditënë nga nata. Nxjer të vdekurinë nga i gjalli dhe të gjallinë nga vdekuri.
O të Krishterë! mos u bëni ju armikë me Myslimanëtë. Myslimanëtë dotë gjejnë të Krishterëtë më t'afërë në dashurit.
Ju Myslimanë! mos flisni me të Krishterët' e përveç se me më të bukurën' e fjalësë. Thoni: Si ju dhe ne gjithë besojmë një Perëndi e kemi të gjithë një besë.
Njerëzitë janë gjithë vëllezërë, se Zoti i kreu nga një mëm' e nga një atë. Kush heq njerëzinë ha misht' e të vëllajt.
Zot' i vërtetë kreu gjithë farët' e kafshëvet, nga kafshëtë vishi, e ng' ato ushqehi.
Kini shumë gas kur i sillni mbrëmanet, e kur i lëshoni në mëngjest për kullotë! U shpijenë plaçkatë tek doni, të mos ishinë kafshëtë, dotë hiqnitë shumë mundime! Vërtet Zoti juaj është plot mirësi e gjithë mëshirë.
U dha kuajtë, mushkatë, gomarëtë, që t'i kini për të hipur' e për bukuri. Zoti ka bër' edhe shumë gjërra, që s'i dini. I rrëfen njeriut udhën' e drejtë, po ka dhe njerës, që mërgohenë nga udh' e Zotit! Ajy u xbret shinë pa pini ujë, u mbleron dhe barëratë, q'u ushqejënë tufëtë.
Me shinë bën te mbinjë gruri, ulliri, pjergulla e gjithë drithët' e pemetë. Nër këto ka shumë shenja për ata, që mejtohenë!
Ka bërë natënë, ditënë, diellinë, hënënë, yjtë. Gjithë janë n'urdhërit të tija. Ndër këto kâ shenja për t'urtëtë. Bëri natënë për prehjet të njeriut, dhe ditënë për punë. Nga deti nxirni shumë të mira. S'shihni anijatë, që çajnë valëtë për të kërkuarë nga Zoti të mirat' e tija? S'e njihni të mirën' e Zotit?
A numurohenë vallë të mirat' e Zotit, q'u kâ dhënë! Është dhënës e mëshirë shumë.
Nuk' i do Zoti ata, që mbahenë më të larta, po do ata që janë t'urt' e i kanë prurë besë, dhe heqinë të këqijatë me durime.
Të ligat'e të mëkatatë, q'i bën njeriu, i mba më qafë.
Zoti është me ata, që durojnë.
Nga gjaku i berravet Zoti kreu qumështin e ëmbëlë, q'ushqen njerinë, nga rrushi venënë, q'e dëfren; nga mbleta mjaltët' e ëmbëlë të huallit!
Në gjithë këto kâ mësime për ata që kupëtojnë. Gjithë ç'janë i kreu pra Zoti dhe vû martesënë. U dha burrave grâ, dhe nga barku i tyre fëmijë. Në doni të mos mërgohi nga e drejta, merni vetëm një grua, se Zoti s'i dha njeriut dy zëmëra.
Zoti i di të pshehtat' e gjithësisë. Ajy u nxjer nga barku i mëmavet të xveshurë së gjithash, pastaj u ep dëgjimin e parjenë dhe menttë, që t'e njihni të mirënë.
Zot' i math e i vërtetë kërkon drejtësinë, mirësinë, dhënjenë, nër' t'afëritë, dhe ndalon të ligatë, të paudha të edhe djallëzitë.
Bëhi të drejtë nd' udhët të Zotit, mos prishni ben' e besën' e fjalënë, që bëni, se kini vënë Zotnë dëshmimëtar. Mos i shëmbëlleni asaj gruasë, q'e dreth mirë penë pa i çdridhetë prapë.
Ajy, që bën të mirënë dhe i prû besë Zotit, no grua qoftë, no burrë, Zoti i fal një jetë fatbardhë e një çpërblim të mirë.
Zoti është me ata, që bëjnë mirësinë.
Kush bën mirësinë, e bën për shpirtit të tija. Kush bën ligësinë e bën për vethe. Kush mer udhën' e drejtë, del në shpëtimt, kush mërgohetë soje, vete n'aratit.
Mos u folë njerëzisë me të keq, dhe mos shaj e mos qërto, po folë me nder. Bëhu i poshtëmë para syresh e ji plot me ëmblësirë, dhe kërko për ta nga Zoti mëshirë.
Zot' i vërtetë i njeh zëmërat' e njerëzisë. Nuk'e përze atë, që kthehetë ndaj soje, duke pendohurë me gjithë zëmër' e duke hequrë dorë së ligash.
Epu t'afërvet atë q'u duhetë, dhe të varfëvet, epu njerëzisë ç'u ke marr' e ç'u ke hua; gjënë mos e prish pa pun' e pa nevojë.
Prishësitë janë të vëllezërit e djallit.
Në mos u ndihę dot atyre, që kanë nevojë, folu prà fjalën e ëmbëlë.
Mos e shtrëngo dorënë shumë, po mos e hap dhe fare, se Zoti her' i ep të miratë me dorë plot e herë me masë.
Mërgohi nga kurvërija, se është turp i math edhe pun' e ligë, vrasja është mekat' e tëmerëtë!
Lokmanit i fali Zoti urtësinë: pa i tha të birt: Biro! Mos i bëj shokë Perëndisë, se ësht' e madhe mëkatë.
Duaj atën' e mëmëmnë. Bëj mirësinë e hiqu nga ligësitë. Faliu Zotit edhe besoje. Hiqi me durim të këqijatë në të gjeçinë. Mos u folë kurrë liksht njerëzi së e mos shpërndoro njeri kurrë. T'ecuritë mos e ki kurrë me sqimë, se Zoti s'i do ata që mbahenë të rëndë. Shiko ta vogëlojsh çapn' e ta unjç zënë, se m'i ligu i zërevet është zër' i gomarit. Nukë sheh si këllet Zoti natënë në ditët e diténë në natët?
I sheh anijatë si çajnë denë për të gjeturë dhuratat e Zotit? Kur e pshjellënë anijënë valëtë pozi reja, njerëzitë lutenë Zotit me bes' e me gjithë zëmërë, po ne të shpëtuar' o me të vënë këmbë në terëtë, të shumët' e harrojnë!
O njerës! ç' do njeri dotà shohë shijën' e vdekjesë! Gjithë dotë delni përpara Zotit të vërtetë! I miri dotë jetë në prehj' e në parrajsë, i ligu në mundim e në skëterrë!
Mos vrisni kurrë njeri. Mos vini dorë në gjët të varfërisë. Epni ç'kini folurë. Kur matni mbusheni masënë. Peshoni me peshë të drejtë, se kjo u del mè mirė. Mos hiq, mos shaj, mos qërto e mos kallëzo njeri kurrë. Dotë pyeti për çdo gjê, që kini bërë, për çdo gjê që kini parë, për çdo gjê që kini dëgjuarë e për të gjitha.
Mos ecni duke tundurë mbi dhêt. Të gjitha këto janë të liga e të mërzitura ndaj Zotit. Zoti është e vërteta vetë. S'i do të liqt' e gënjeshtarëtë. Nëm' e Zotit është mi mundonjësitë.
Zot' i vërtetë u ka ngjallurë, dot' u vdesë, pa dot u ngjallnjë sérish.
O njerës! faljuni Zotit, q'është një e i vërtetë. Zot’i math mëshirë shumë, Zot'i gjithësisë pa shok e pa ndihmës. Edhe bëni mirësinë, që të jini fatbardhë.
Lum ata që besojnë Perëndinë, q'i falenë me poshtësi, që s'thonë kurrë fjalë të turpshme, q'i apënë varfërisë, që s'bëjnë kurrë të paudhë, që mbajnë fjalën e besënë, edhe mergohenë nga ngjithë të këqijatë. Ata janë njerëzit e Perëndisë.
O shpirt' i mirë! kthehu te Zoti yt i gëzuarë!
S'e shihni me sa urtësi e bëri Zoti gjithësinê! shtije shin' e ngjall me tê gjithë bimërat e dheut; yjt' e hëna lëvrijnë me urdhërit të ti, edhe dielli i vjen rreth një tjatëri! Nër këto kâ shumë shenja për t'urtëtë! Bëri kafshëtë, q'i përdorni me ç'do punë! bëri drithët' e pemëtë. Hani ç'u dha Zoti e mos mbillni farën' e ligë sivet mbi dhèt të Perëndisë Zoti kreu njerinë nga balta! pastaj nga një pikë ujë bëri një pikë gjak, nga pik e gjakut bëri një copë mish, nga cop' e mishit kreu kockatë, pa i veshi me mishëra, dhe nxori njerinë në jetë! i dha parjen' e dëgjimnë, i dha mentt' e zëmërënë! Në gjithë këto kâ mësime për ata, që kupëtojnë!
E tërë gjithësija ësht' e Zotit të vërtetë. Ajy ngjall, ajy vdes, dhe tek ajy kthehi gjithë së rish. Esht'i urt' e fuqi math edhe mëshirë-shumë.
O njerës! mos i hiqni pas djallit nër punëra të liga dhe në mëkat' e ne turpe, se Zoti u sheh. Të mos ishte mëshir' e mirësi e tija e madhe, dot'u mundonte shumë.
Ata që punojnë të këqijatë, mundohenë dhe në këtë jetë edhe në tjaterët.
O njerëzit e Perëndisë! mos hiqni në shtëpit të huaj kurrë pa marrë leje nga të zot' e saj e pa falur' atyre. Në mos gjeçi njeri, mos hyni brenda, N'u thënçinë mos hyni ikën: Unjnt sytë kur hyni e kijeni zëmërënë të qëruarë.
Zot' i vërtetë urdhëron e thotë: Gratë t'unjinë syt' e të ruajnë nderë. Të mos rrëfejnë krahëror' e pulpat' e llërëtë në të huaj.
Këtheni zemrënë nga Zot'i vërtetë, të jini fatbar dhë. Le të martohenë të pamortuarit' e të pamartuaretë. Edhe sherbetorët e sherbëtoretë, q'u shërbejnë, martojini dhe epuni gjë nga ç'u fali Zoti. Ata që s'kanë gjë letë rrinë pamartuarë e të presinë sa t'u apë Perëndija, po të qëndrojnë n'udhët të Zotit e në ndert të tyre.
Mjerë ata që thonë fjalë të liga për gratë e ngrehin të pabëra! se Perëndija dot i mundonjë.
O njerës! mos shkelni gjurmët të djallit, q'është armiku juaj, se Zoti dot'u gjykonjë. I miri dotë gjenjë mirësinë, i ligu ligësinë.
Të mirëtë dotë jenë në prehje e në parajsë njatë Zotit. Engjëllitë dot' u thonê: Paq' e Zotit qoftë mi ju. Të liqtë dotë thonë: Ah të qënëkëshimë bërë baltë!
Zot i vertetë është drit' e qiejvet dhe e dheut. Ajo drit' është si një vatrë, në të cilët është një flakë, një flakë brënda në një qelqe. Në një qelqe si nj'yll i ndriturë; ajo flaka ndizetë me vajt të një druri të bekuarë të nj'ulliri, që s'ësht' as nga lindja as nga perëndimi, dhe vaji ndrin pa vënë zjar. Eshtë dritë mi dritë, Zot'i vërtetë heq drejt dritës' së tija ata që do.
Punërat e të ligjvet shëmbëllejnë me një anije, e cila është në mest të reve të hapura mi një det të thellë, q'e mbulojnë valêtë kërcëllimë-shuma, pa mbi ato edhe të tjera valë ngrihenë, pastaj një mjergullë vjen, pas asaj errësirë mi errësirë bëhetë! njeriu gjat dorënë e s'e sheh dot! Po s'i dha Zoti njeriut dritë, ku dotà gjenjë?
Nuk' e di se gjithë ç'janë nër qiej e ndë dhe rëfejënë mirësin' e Perëndisë! edhe shpeshtë; që janë shpesh, duke hapurë krahëtë! Ç'do gjë di fjalen e thënjen' e lëvdatës së Zotit. Edhe Zoti i di punërat' e atyre.
Mbretëri e qiejvet edhe e dheut ësht' e tija.
S'ke vënë re si i shtyn nga dale retë? qysh i mbëledh e i bashkon? pastaj sheh që rjeth nga gjir i tyre shiu i shumë! ngadish u prish sytë njerëzisë vetëtim' e gjëmimit!
Shërbëtorët e Mëshirë-shumit jan' ata, që gjëjnë gjithënjë mirësinë, e s'bëjnë kurrë të liga.
Ibrahimi i tha t'et e se shoqesë: Zot' i vërtetë është një Zot i gjithësisë, që më kreu e me kalli n'udhët të drejtë, që m'ushqen e m'ep të pi; që më shëron kur jam i sëmurë, që do të na vdes' e dotë na gjallnjë prapë; që shpres të më ndjenj' e të më falnjë të metatë kur të vete ndaj soje.
Zot! epmë fuqi e vëmë në radhët t'atyre, që janë të drejtë. Falmë gjuhën' e së vërtetësë sa të ronj e sa të jem. Vëmë në kopshtit të prehjesë. Ndjemë t'im atë' se ësht' i aratisurë. Mos më turpëro në ditë të mbledhjes' së njerëzisë. N'atë ditë që kam'ja dhe fëmija s'hyn me punë; përveç se një që vjen me zemërë pa faj.
Hiqni pas besës' s'Ibrahimit me zemërë të bardhë. Zoti është me mirë-bënjësitë. Zot'i vërtetë kreu gjithë ç'janë ndë jetë dhe prapë gjithë hyjnë në gjit të ti. Dotë kthehi ndaj soje.
Faljuni Zotit mbrem' e mëngjes; se dhe në qiej edhe ndë dhêt madhërija ësht' e tija, faljuni gjithënjë. Sindëkur shtije shin' e ngjall dhen' e vdekurë' ashtu ngjall dhe të vdekuritë. Një shenj' e fuqis së ti është bërj'e njeriut nga dhêu, dhe mbarim' i ti së gjithash edhe një shenj' është këjo q'u dha gratë, të cilatë i kreu jush, që ti kini shoqe, pa u dha dashurin' e miqësinë. Kâ këtu mësime për ata që mejtohenë. Qiej- të, dheu, gjuhëtë, ndryshim' i fytyravet, gjumi, dëshir' e kamjesë, vetëtima, shiu, gjithë janë shenja për ata që kanë mënt.
Burrat' edhe gratë që janë së gjithash të Perëndisë, që kanë besë e janë të mir' e të drejtë, që kanë durimnë, që janë t'ulëtë, q'apënë të varfërvet, që s'hanë gjën e botësë, që janë zemërë-bardhë që kujtojnë kurdoherë Perëndinë, do të kenë ndjesën' e uratën' e Perëndisë.
Lëvdaté past' Ajy! që kreu gjithësinë, të tërë i bëri par, si luletë që dalënë nga dheu, ashtu dhe njerëzija edhe të tjeratë që s'i di njeriu.
Esht një shenjë nata, kur vjen, dhe njërëzit i mbulon ëpesira. Esht një shenjë prape dielli, që vjen rreth në vethe. Edhe hëna, që ndryshohet gjër sa benëte si një degë gjatë dh' e kthyer prej peme.
Dielli s'perpiqëte dot me hënëne, as nata s'bashkonetë më ditënë; ç'do yll rrotullohetë me vethe.
Lëvdatë past' Ay, që ka gjithësinë në dorë! Gjithë do të kthehi ndaj soje.
Nuk' ishte një nga shërbëtoret' e Zotit me besë.
Ndaloj njerezinë nga të ligatë dhe u rrëfen udhën' Zoti e shpëtoj Nuhnë, q'ish me të drejtë dhe fëmie Perëndisë.
Zoti e shpëtoj Nuhnë, q’ish me të drejtë dhe fëmijën' e tija, pa të liqt' i mbyti.
Paq' e Zotit qoftë për jetë mi Nuhnë!
Nga far' e Nuhut ish Ibrahimi, q'ish nga shërbëto ret' e Zotit. I prů Zotit një zëmërë të qëruarë, u rrëfen njerëzisë udhën' e Zotit. Nemruti e hodhi në zjart, po Zoti e shpëtoj.
Paq' e Zotit të vërtetë qoftë mi Ibrahimnë, mi Isa- haknë, mi Ismailë, mi Jakupn' e mi Isufnë dhe mi gjithë të mirët e mi gjithë shërbëtorët' e Zotit.
Isufn' e hodhë në pust të vëllezëritë, udhëtarët' e nxorrë dh' e shitnë n'Egjyptë. Isufi s'jù afërua ligësisë kurrë' u fali dhe fajnë vëllezërvet, pa Zoti e nderoj dh' e lartësoj. Kshtu uà çpërbleu Zoti mirësinë të mirëvet.
Zoti e desh Musan' e Harunë, i shpëtoj të dy edhe kombin' e tyre nga të këqijatë, pa u fali udhën' e drejtë.
Paq' e Zotit të vërtetë qoftë mi Musan' e mi Harunë. Dauti i fali Zoti zê të bukurë dhe dashurin' e Zotit e udhën' e drejtë dhe mbretëroj. Sylejmanit i dha urtësi të shum e mbretëri të madhe. Të dy qenë shërbëtorët' e Zotit.
Ilia prap' ish i drejt' e i mirë dhe shërbëtor' i Zotit me besë.
Edhe Jonuzi, q'e shpëtoj Zoti me të madht të ti nga ç'do rrezik. Kshtu dhe Zaharja e Jahjaj edhe të tjerë të par' e të pastajmë qenë të vertet'e të mirë dhe n'udhët e Zotit. Për ç'do komp Zoti dërgoj shërbëtorët' e ti, q'u rrëfyenë udhën' e drejtë. Njerëzija të dërguarit' e Zotit i mundoj, po Zoti áta i nderoj e i lartësoj.
Pa i dërgoj ëngjëllinë Marisë, dh' e ndëroj ate dhe Krishtin' e shërbëtorët' e tija. Paq' e urat' e Zo tit të vërtetë qoftë mi gjithë këta e mi gjithë njerëzit e mirë ditënë që lintnë, ditënë që vdiqnë, dhe ditënë që dotë ngrihenë së rish edhe për jetë.
Lëvdatë pastë Zoti! Zot' i madh e i vërtetë, Zot' i gjithësisë, q'është mirë-bënës, mëshirë-shumë, dritë-dhë nës e udhë rrëfenjës.
Engjëllitë, ç'kâ ner qiej, ç'mba dheu, e ç'gjëndetë në mest të tyre tregojnë Madhërin' e Zotit dhe thonë lëvdatat e ti.
O njerëz! merrni udhën' e drejtë, bëni mirësinë, prapsi nga ligësitë, e mos ecëni mi gjurmët të djallit.
Zoti engjëllvet u tha: faljùni njeriut, gjithë engjellitë j'u falë, veç djalli s'desh, se uhoq më të larta, andaj mori nëmënë. Pa gjith' ata q'i vënë pas janë të mallkuarë. Faljùni Zotit të vërtetë me besë të qëruarë e me zëmërë të bardhë.
Zot' i vërtetë ësht' i math e i lartë, është Zoti gjithësisë fuqi-shum' e mëshirë-math.
Njerëzitë mirë-bënës s'janë njé me të liqtë. Pa letë mejtohenë pakë njerëzija!
Zoti ka thënë thirrmeni, t'u pergjigjem. Vërtet Perëndija është plot mëshirë për njerëzinë, po mê të shumët e njerëzvet s'ja dinë. Zot' i vërtetë s'është mundonjës i njerëzisë, po është ndjenjës e mëshirëmath. Nem' e Zotit qoftë mi mundonjësitë!
Zoti ësht'-ajy' q'u ka bërë! edhe ç'të bukurë fytyrë u dha! Qoft' i bekuar Zot' i gjithësisë!
Bërj' e qiejvet dh'e dheut është punë m'e madhe se bërj' e njeriut.
Qiejtë edhe dheu nër duart të Perëndisë janë si një dorë pluhur! Po njeriu s'e kupëton ç'është Perëndija!
Zoti ësht' i gjall' e s' vdes kurrë, s'ka as nisje as funt, as pjell as është pjellë, s'ka as shok, as të ngjarë! Eshtë m'i madh nga ç'pandeh njeriu!
Kush bën të mirënë e ka për shpirtit të ti, kush bën të ligënë e kâ mi vethe. E mira dh' e liga s'dalënë mé një vënt.
Dashuri' e Zotit vlen mê shumë se gjithë dhuratatë, q'u fal me të madht të ti njerëzisë. Dashurin' e Zotit e njohin ata, q'e besojnë dh' epenë fare te Zoti, që s'bëjnë kurrë turpe, s'marrënë kurrë gjê më qafë. Po ata që ndjejnë fajtorë dhe u bëjnë mir' atyre, që kanë parë të ligë syresh, janë mê të uruarë. Ata që mundojnë njerëzinë, që bëjnë të pahirat' e shtrëmbërinë, kanë në këtë jetë dhe në tjatrëtë mundime. Durimi dhe ndjesa janë mësimet e urtësisë ndë jetë, po të padituritë s'bindenë.
Udh' e Zotit është të dojë njeriu t'ëmën' e t'anë. Mëma e mban në barkut me mundime, dh'e bije në jetë me mundime, barra dhe të dhënëtë sisë, gjer sa tà xvjerthnjë, duanë tridhetë muaj! Vjen mê së fundi njeriu me vethe; pa kur mbush vjettë, ahere i lutetë Zotit duke thënë: Zot i vërtetë! mësomë të njoh mirësit' e tua që më falë, bëmë të punonj të miratë, që të pëlqejnë; bëmë fat-bardhë në fëmijët. Këthehem prapë tek ti, se jam me ata, që janë n'urdhërit tënt. Këta njerës do Zoti.
Jini gjithë vëllezërë në mest tuaj, mos pshoni kurrë më nj' anë, po bëhi të drejtë; burratë të mos qeshin' e të përqeshinë shoku shoknë dhe gratë shoqeja shoqenë. Mos kini dhe nakar e zëmërimë; se ligësija s'vjen pas besësë. Mos dyshoni shoku me shoknë, mos thoni fjalë të ligë e mos hiqni njëri tjatërinë.
O njerës! jini gjith djemt' e një mëme dh'e një ate.
Mjerë të liqtë! mjerë vjedharaku e vjedharakëja! dhe të këqijtë e të pabesëtë, që dotë jenë në skëterrët!
Të mirët e t' urtëtë dotë jenë afërë Perëndisë në parrajsët. Vall' a janë një ata që dinë me ata që s'dinë? Zoti është burim' i gjithësisë, pa gjithë ç'janë kthehenë atje.
Perëndija ësht' e vërtetë.
S'e shihni gji'hës'në: Qiejtë, dhenë; kafshëtë, retë, shinë e gjithë ç'kreu Zot'i math e i vërtetë? Vini ré, ô të zott' e mëndjesë! Gjithësija rrëfen madhërin' e Zotit.
Zot' i vërtetë është shumë afërë te njeriu, e në zëmërë, ç'mejtohetë dhe ç'bën e ç'thotë.
Dy ëngjëj i rrinë njeriut njëri më të djathtë, tjetri më të mëngjërë; dy shkronjës të uruarë janë q'u dine ç'gjë bëni! Gjyq' i Zotit ësht' i vërtetë.
Më të kthyerë te Zot' i vërtetë ç'do shpirt do të gjykohetë, do të gjenjë çpërblimn' e të miravet dhe mundimn' e të ligavet. Të tëra janë shkruarë.
Mjerë gënjeshtari! q'është në paditje të thellë! Lum i drejti q'e kâ zëmërënë te Zoti, i ep lipësit' e ati që s'kâ.
Pakë shenja ka vallë mbi dhêt, që rrëfejnë fuqin' e Perëndisë për ata, që kanë mënt?
Nukë ka në vethet tuaj? s'i shihni?
Mjerë të pabesët' e zëmërë-zestë?
Gjithësija ësht' e Perëndisë, të mirëvet u ep të miratë, të liqtë s'gjejnë veç së ligësë.
Zot'i vërtetë kreu njërinë, i dha fjalënë në gjuhët, dielli dhe hëna lëvrijnë pas urdhërit të Zotit. Bëri qiejtë, vû peshënë. Peshënë me të drejtë. Drurët' e luletë i falenë Zotit. Bëri dhenë për gjithë kombetë, mi dhet janë bimërat e pemët e luletë m'erë të mirë.
Mirësin' e njeriut edhe çpërblimn' e mirësisë Zoti se humbet kurrë, se Zoti kâ mëshirë të madhe e ndjesë të shumë.
Vuri vdekjenë Zoti, po në vent t'atyre, që vdesënë, bije të tjerë, q'u ngjajn' atyre, që qenë gjallë mê parë. Pa munt të sjellë dhe ata vetë së rish në fytyrë tjatërë. E dini vallë ç'qetë më parë? Ajy u ngjall dhe u vdes, pa u ngjall së rish.
Nukë kini vënë ré punët' e bujqësisë? S'shihni luletë si mbijnë së rish?
Kush i ep bukë kallirit? Kush e xbret shinë nga rete? Pa zini ngoje emërin' e ati Zoti me zëmërë të bardhë!
Kujt i ep djalënë Zoti, e kujt vashënë, a ja ep të gjitha, po priteni me gas ç'do gjë, q'u fal Zoti. Se Ajy e di mê mirë se ju punënë.
Fatn' edhe ushqimn' e njeriut e ep Zoti, po mos bëhi makutë.
Gjithësija tregon Madhërin' e Zotit. Ajy është kreji, dhe fundi.
Zot i math e i vërtetë është me ju kudo të jini; pa u sheh dhe di gjithë ç'bëni; di fort bukurë ç'mba zemr' e njeriut edhe ç'i vjen nër mënt.
Kush i fal Zotit hua! nj' Ajy dotë jà çpërblenjë me dy pjesë.
E shihni sa e nderoj njerinë me mëntt e me fytyrët q’i dha.
Të mirëtë arijnë me shkollë të lartë ndaj Zotit, po të liqtë e shpijenë vethen' e tyre në funt të rrukullimësë.
O Njeri! Zoti të dha ment, që të mendohesh. Qero zemërënë, mos ki nakar e mëri e mos i bëj njeriu kurrë liksht; ndruhu nga gjithë të këqijatë.
Verte: njeriu s'e mbaron kurr' ndë jetë urdhërin' e Perëndisë. Po Zoti ka mëshirë shum' e ndjesë.
Nukë ndalohet' e mir' e Zotit kurrë: Shiu bije, lumenjtë rrjedhënë, dheu mbleron, bimratë rritenë: aratë veshti, kopshti e gjethi dheu, barërat' e drurëtë mbahenë me mirësit të Zotit.
Mjer' ajy, që peshon me të pa besë! Zoti vallë s'e peshon punën' e atija? Bëni mirësin' edh' epuni atyre, që s'kanë, pa kujtoni dhe Perëndinë, se mirësité i do Perëndija dhe të varfëritë janë t'afërit' e Zotit.
Mjer' ay, që ka makutërin' e panginjesinë! Mjer jy, që qesh e përqesh njerëzinë! mjer, ajy, q'i faletë Zotit për faqe!
O njerës! mos delni kurrë nga udh' e Zotit e mos undani nga e drejta dhe nga e vërteta.
Nga Zoti mos e prisni shpresënë, n'u arthtë nj' e keqe, pas asaj vjen dh' e mira.
Per diellin' e për dritët, q'ep, për hënën' e për ditën' e për natën, për qiejt' é per atë, q'i bëri, për dhên' e për të zotnë, për Perëndin' e për shpirtinë, ajy, q'e mba shpirtinë të qëruarë, dotë jetë fat-bardhë, ajy, q'e nxin, dotë jetë fat-zi.
E Perëndisë ubëftë!
Pikturat: "Këndim Kur'ani" nga Osman Hamdi Beu (piktor osman, shek. 19-20)