Murat Toptani
Çilni lule se erdh pranvera
Çilni lule se erdh pranvera
Çilni lule, se erdh pranvera,
Shif sa u zbukurue hera,
Leu dielli i dashtunisë,
Këndon fëllënza, bilbili,
Çelin vjollca, erdhi prilli
Për zonjën e bukurisë.
Zgjohu, o! e dashtuna e ime!
Këndojnë zogjt me urime,
Shif sa u zbukuru mëngjesi
Ah! çili t’i shof syt e zez,
Si qiell’i i qiru pa rrezë,
Dielli i mëngjezit’ e ndezi,
Ah! kur qesh Ti, më gëzo në shpirt,
Buz’ e kuqe lëshon dritë,
Si agimi je, Afërdita,
Kur qesh Ti, qesh gjith kjo jetë,
Rrëngejne lule, gjet e fletë,
Si Ti zbukurohet dhe dita...