Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Sot për sot erdhi sahati,
të kujtoç Perëndinë;
të mjerit m’u sos murati,
që më trete si qirinë.
...
U paratë që pagova
Ndë arkët të mbretërisë,
Ty, o shpirt, nuk t’i hova,
Po për hir të Perëndisë.
Shënime: u: unë; ndë: në; hova: dhurova.