Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Dritës tate xhevahir,
S'ka njeri m'i vu kimet,
Si Jusufi në Misir,
Prej bukurisë u ba mbret ...
Ti je hana e pesëmbëdhitë,
Q'i jep lules bojën e vet,
Natn' e errët e ban ditë,
Dhe skëterrën e ban xhenet.
Je bujar i bukuris',
Vet Musa e vet Harun,
Ti je porta e ditunis',
Kush t'kërkon s'e len mahrun.
Si fije ari bi shiu n'majiz,
E presin bota me çarçaf,
Me t'vërtet un t'kam bezdis,
Duj garibin se asht gjynaf!
Elbasani nji gjylizar,
Me trandafila i plotsu,
Ah, Jusuf more budall,
Pije, pije 'i kupë për mue...