Hafiz Ibrahim Dalliu
Mirë se vjen
Mirë se vjen
Qabja e madhnueshme po priste,
Që njeriu i mirësisë
Ta pastronte, ta stoliste
Vendin e shenjt' të njerëzisë.
Leu në zemer t'Arabisë
Porsi Dielli në mëngjes,
I dha shpresë gjithësisë
Si trëndafili me vesë.
Kur ka le, aman o Zot,
Sa gëzim i madh u bë,
Gjith i than' tuj derdhun lot,
Mirëse erdhe, merhaba.
Mirë se vjen Resul i pritun,
Mirë se vjen për botën mbarë.
Zoti ty t'ka porositun,
Ta udhëheqësh pa e ndarë.
Mirë se vjen o Rob i Zotit,
Mirë se vjen o Nur'i Tij,
Ti je shpresa e kahmotit,
Vetëm ty je, vetëm ty.
Refreni:
La ilahe ilallah
Muhammed resulullah
alejhi salatullah
Muhammed habiballah
alejhi salatullah