Hafiz Ali Korça
Jusufi me Zelihanë
Jusufi me Zelihanë
Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
O Zot, o Mëshirëplotë!
Asgjë s'ke krijuar kotë.
Ndjena e falna e ndihmona
Në punrat e mira t'ona.
Zot' i math Ty ç'do fill bimë
Të lëvdon s'ri as një grimë.
Ç'do gjëje ashk i ke falur
Në zemër zjar i ke kallur
Pas ty digjet gjithësia
S'meret vesh ç'është shkëndija!
Hafiz Ali Korça, "Jusufi dhe Zelihaja", fq.1 (hapja e poezisë).
Te linku i mësipërm mund të gjeni poezi të ndryshme të Hafiz Ali Korçës, përmbledhur nën titullin "Histori në vargje", interpretuar nga Alfred Trebicka.