Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Gjurmonjësve të udhës së Tixhanisë nji dhuratë miqësore.
Fryni era plot thëllime
Edhe lulet na i shoi
Shejh - Shaban' i Tixhanive
Në Rexhep na perëndoi.
S'mund të themi perëndoi,
Aji Yll i Perëndisë,
Kurse shpirt' i tija shkoi,
Drejt për drejt në Paradisë,
Kurse prapa si zevendës
Na ka lèn' nji Shejh të ditur,
N'ka ndryshuar form' e lëndës,
Rron "Aji" si shpirt i ndritur...
S'mund të shuhet Drit' e Zotit,
Mbretëron Fuqi e Ti;
Në ndryshon jeta e Motit,
Ngjallet tjetra përsëri.
Nga vdekja ka lindun jeta,
Pra të gjallët nuk jesin;
Çdo gjë kthen tek e Vërteta:
Besimtarët nuk vdesin...
Vërtetë, besimtarët nuk vdesin –
për derisa shpirtin e vet nuk e shesin…
Botuar në revistën "Zani i Naltë" si dhuratë miqësore e gjurmuesve të udhës së Tixhanisë.
Fotografia: Martin Sponsel