njeriu e di rrugën e diellit sall vonue me i lëshu themrat n’shteg asht
e m’e ecë dhimbjen e gropave t’shtrime në dhè të gjallë
që të përtypë me tanë urinë që e ka për ty
e rrahjet e dhambëve në fytyrë vragë t’i len
dëshmi të kalimit të tij
e di njeriu këtë udhë por stepet në vend
a hyn në ndoj lakesë që prapë te udhë e dheut t’nxjerr
e kthehet njeriu mbrapa dhe e ban shtëpinë
ballë dheut qe ka frikë me e shkapërcy
Burimi: Nuk janë sytë e mi, Ervina Halili, fq. 43. (Tiranë: Berk, 2021)