Me ndjenjat jam ulur në dhomë e bisedoj
ato janë dashuruar me ty, unë nuk i besoj
Me hir trëndafilash dimri, që çelin mbi re,
të krahasojnë
si harqe ylberesh hutuar
rreth flokëve të tu duan të qëndrojnë
Nga duart e hënës të marr, nga yjet e ftohtë
mbi krahët e mia të mbaj, nga ëndrrat të mbroj
Rreth teje ndjenjat e mia dhe tingujt e lashtë
njëherazi thonë
ky djalë që ju shihni pranë ka shekuj me radhë
që po ju kërkon
Harrohemi në brigje prekjesh, në këngë vetëtimash
në dete të artë buzëqeshjesh
ecim mbi perla vargjesh, në maja të lira
ku vetëm një zë është dëgjuar,
heeej, heeej jam dashuruar...
Pjesë e shkëputur nga poezia e Ervin Hatibit me të njëjtin titull.