Ujit të ftohtë
As qiella e prirun mbi blerime t'tueja,
as deti i yt ku Dielli bjen me fjetë
s'ngushullojn' syt e mi
qi kan' pá tepër shum prendvera t'hueja.
As ti, as ti me gjith kët bukurí
kujtimin nuk m'a tretë
të viseve ku qesh'i lum dikuer,
o Uj' i Ftoht' gazmuer.
Fotografia: Rilind Gërvalla