Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Muzika tradicionale mbahet gjallë falë transmetimit, përçimit, nga një muzikant në një tjetër e nga një brez në brezin tjetër.
Fjalët transmetim dhe traditë kanë të njëjtën etimologji në gjuhën latine dhe ajo që e karakterizon transmetimin është përfshirja e tij drejtpërdrejt si pjesë e traditës.
Fjala transmetim 'transmissio', latinisht, do të thotë "të përçosh", duke përcaktuar fillimisht jo përçimin si akt më vete, por "udhëtimin" ose "kalimin" e përçimit.
Prandaj transmetimi nuk është një trajektore e vetme, por një kalim që lëviz vazhdimisht, duke ruajtur karakterin e tij "migrues". Sa herë që përpiqemi ta përcaktojmë në një hapësirë-kohë të caktuar, ai tashmë ka migruar dhe ne na duhet ta kërkojmë diku tjetër...
Pikërisht në këtë hapësirë "tjetër" përçimi zhvillohet falë parimi të tij bazë i cili është "oraliteti", duke e përjetësuar traditën falë përçimit gojor dhe jo shkrimor (ose në një sasi të reduktuar shkrimi).
Kuptimi përfundimtar i përçimit në aspektin e traditës është ajo që ndodh kur nuk thuhet më asgjë, duke e lënë Krijuesin e Traditës që të na mësojë, e herë të na çmësojë, duke na mësuar dëgjimin në heshtje, si pjesë e meditimit.
Fotografia: Claudia Latifa Winkler, gjatë koncertit në Festivalin Sufi Soul në Kall, Gjermani, Gusht 2015.