Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Bariu mikun e dëfren
Edhe fyellit duke i ranë
Zakone t’vjetra i rrëfen
Kështu gjyshnit na i kanë lanë.
Sa amël raka fyelli
Kush ka vesh për me e ndigjue
Larg u ndodh Isuf Myzyri
Bariut afër iu afrue.
Usta Isuf Myzyri te kënga "Më mirë në pyll se n’qytet"
_____
Në qoftë qe nuk e kuptojmë se bëhet fjalë për një simbol mund të mendojmë se flitet thjesht për një instrument muzikor. Në të vërtetë fyelli, kallami simbolizon njeriun, dhe ashtu siç është i prerë kallami nga kallamishtja, ashtu dhe njeriu është ndarë nga Krijuesi i tij.
Të dy rënkojnë e tregojnë mallin kur ishin të bashkuar me Burimin, me Origjinën. Zëri i njeriut bëhet melodia e fyellit dhe në dhimbjen e ndarjes ngërthehet thelbi i kërkimit të shpirtit për origjinën e tij, të krijesës për Krijuesin me kusht që siç e thotë vetë poeti njeriu të ketë vesh për me e ndigjue.
Ngashërimi i fyellit simbolizon përvojën e poetit mistik; kur ai përjeton bashkimin me të Përherëshmin duke u transportuar plotësisht në të, ai nuk shpreh më individualitetin e tij. Kjo gjendje në mistiçizëm njihet me termin arab فناء fena "asgjësim" i vetvetes, i egos së krijesës para Krijuesit, ku uni i njeriut bëhet instrument i planit të Zotit në botë dhe aty ai kalon nga fena në beka, nga hiçi në Përjetësi.
Kënga "Më mirë në pyll se n’qytet" me tekstin e plotë origjinal nga ustai Mondi Dantes