Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Në andërr çdo natë unë t'pres
Të vish të ma shuash këtë zjarr
Dhe vdes kur zgjohem n'mëngjes
Se larg unë të kam, shumë larg.
A thua veç andërr ishe ti,
Ike si mos t'kishe qenë
Çdo natë unë po lus Perëndinë
E shpresë kam që me ty do të jem.
Shumë po lëngon shpirti im,
Ty po t'kërkon plot me mall,
A thua për mua ka gëzim
Prapë t'i shoh sytë plot zjarr!
Eja prapë eja si dikur,
Pranverën sillja shpirtit tim,
Ishe e do t'jesh përgjithmonë
Për mua i vetmi shërim.
T'i shoh unë syt' e tu të zi,
Aty ku shihja gjithësinë
Eja prapë eja ti moj vashë
Dhe falma mua dashurinë.
A thua do jemi bashkë,
N'këtë botë ndonjëherë ne të dy,
A thua ishte mirazh
Kur shihja syt' e zi.
Për fund unë ty po të them,
Të dua si ditën e parë,
Me ty unë dua të jem,
Askush me ty s'ka të ngjarë.
Eja dhe sot si atëherë
Dhe s'bashku jetën ta çojmë
Pa ty çdo ditë unë po vdes,
Eja së bashku t'jetojmë!
Doja t'jetoja me ty
E të vdisnim ne bashkë
Ti e vetmja dashuri
Ishe prej se të pashë.
I lutem unë t'madhit Zot
Me ty një ditë prapë të jem
N'mos u bashkofshim n'këtë botë
Veç mërzi gjithmonë do kem.
Ta puth unë frymën nga larg
Edhe pse afër s'të kam
Me ty unë jam përgjithmonë
Dhe pse fati na ndanë!