Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Teqja e Halvetive apo e Saraçhanës, Prizren (1974)
Shejh Osman Babës
Gjumi natën nuk po m’nxenë
Ashki yt pa frymë më lenë
Ja Hak, pa da tuj thirrë, aman
Vuslltat me Ty, daim me kanë
Allah Allah, ja Allah
Derman, ja Shejh Osman Baba
Rruga juaj daim rrahman
ky xhan i shkretë kërkon derman
Dervishi i shkretë kërkon himmet
Natë e ditë thirrë, ja Shejh Ahmet
Ziqer Hakun tuj kujtu
shpirtin tem jam tuj vajtu
Ja Hannanu, ja Mennan
Imdad ban, ja Shejh Sinan
Në atë kopsht mbushun me lule
Midis saj je trëndafil
Ja Shejh Hysejin Halveti
kurban për Ty shpirti im
Natë e ditë tuj u lutun shumë
Për hak t’shahit merdan
Ali Ja Rab mos na le n’habi
Afër mbana Ja Shejh Xhemajli
Tanë xhihani asht kriju
coll për hatër nurit t’tij
Shyqyr Hakut për këtë dinë
Meded, ja Shejh Shehabuddin
Për rrugë t’Hakit jem bo feda
Erenlerëve mos me ju nda
Këtij derxhahu gjithë teslim
Kapna dorën Shejh Alauddin
Nur mbi nur ka në atë vend
Në atë teqe në Prizren
Meded, ja Nuri Shirvani
Hak po t’thirri, ja Shejh Hysejn
Deri n’frymë t’mbramë, ja Allah
Nasip këtë rrugë ta mbajmë me nderë
Nefsin tonë ta bajmë taman
Duke thirr, ja Shejh Hasan
Ja Rab hatri i Dostit tand
Ehlibejtit e Resulallahit
Falna gjynahet, ja Gaffar
Hem po i lutem Shejh Nexhatit
Ja Allah fort po t’lutem
Prej t’dashnive tu mos na ndaj
Ky fakiri thirrë aman
Derman na ban Baba Shejh Osman
Burimi: Letër Ashku, Edi Musa Juniku (Prishtinë: Frymëzimi, 2022)
Fotoja në sfond: Teqja Halvetie në kohën tonë.