Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Ilahi dritën e syve të mi
zdritomi ti me texheli
për me të pa Ty i çelim sytë
në gjithë çka ke jaratisë ti
Çka ashtë dynjaja, çka ashtë ykba
çka ashtë xhennet, çka ashtë hyra
për ashik n'ty që ka sevda
ka hjek dorë jashta teje çka ka
Vuxhudit haznen çele ti
xhevahir n'alem shkepe ti
prej sarafit po ikish ti
me çfarë kast unë nuk po di
Ti n'tye n'mujsh me ditë anxhak
që jashta teje nuk ka Hakk
për me ditë na kështu ashtë mutlak
vjen esmaja prej mysemasë
Harroji dijet çka i din ti
ta mbërrijsh nji dije çka nuk e din
masandej shko e merre vesh ti
Prej Sezaís ilmin e Madhnisë
Kam mbetë garib unë fort i ri
u bashkova me texheli
i qofshim falë atij Madhnisë
ymyt kemi që dalim në dritë
Myrshid e kam Adem Nurinë
u bana teslim me fytyrëzi
tariki ynë ashtë Rufai
që na përpjekë me atë Madhni
Shejh Hysejni jam Rufai
këtë ilahi e kam përkthy
i lutem Zotit ja Rabbi
shpirtin tem të ma qetë në dritë
Hu
Shënime:
Ukba - është jeta tjetër kundrejt dynjasë. Ukba ose ahiret.
Vuxhudi hazan: thesari i qenies. Vexh'hi i Zotit është Qenia e vetme që ekziston.
Hazan - hazine, thesar.
Saraf - është mjeshtri që njeh Qenien.
Kast - qëllim.
Mutlak - esenca, absolutja.
Musema - është e fytyra e vërtetë e esmasë. Pra, çdo formë që ka një emër (esma) ka dhe musemman ose esencën e halkijetit, gjësendit.
Sezai ështe autori i ilahisë - arifi billah.
E falenderojmë përzemërsisht Salih Hoxhën për shënimet.