Kangë urdu
Bylbyl i cili gjithherë asht gjithku'
Bylbyl i cili gjithherë asht gjithku'
23 nandor, 1961
I.
Me fytyrë bylbyli kom me ardh te ti.
Shumë degë ka lisi, po secila degë
mue ka me m'pas aty.
Bylbyli asht ktu,
asht atje,
asht gjithku'.
Kur zanin t'ja ndijsh,
kij me e pa që unë jom ktu,
bylbyl i cili gjithherë
asht gjithku'.
_____
Irina Tweedie: Dhoma qe në errësinë, e mbushtë me paqe e me zanin e tij. Mue mu dukke sikur e kandojke për mu. Me duhet me e deshtë, mendova. Shishja1 duhet me e deshtë Gurunë e vet. Veç me dashni mundet me u zhvillue njeriu, e dashnia për Gurunë asht Dashni për Zotin.
Ja nisi edhe nji kange tjetër:
II.
E unë jom ktu e jom atje
e shfaqem me fytyra të ndryshme.
Ti mundesh me m'kundru
se çka a kush jom
po s'ke me mujt me m'kuptu.
E kur përgjigja t'jetë dhanë
unë ktu e atje jom
njajtë asht gjithmonë
gjithku e gjithherë, vetëm jom.
1 Raporti i Guru-Shishja është si raporti Murshid-Murid ose Shejh-Dervish.
Irina Tweedie në ditarin e saj që në shqip do ish përkthye si, E bija e Zjarrit: Ditar i stërvitjes shpirtërore me një mjeshtër sufist.
Përktheu: Trandofilishta