Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Gazel
Sërish vark'e zemrës u thye e doli n'anë;
Si shishe e rrokullisur në rrugën me gurishte ra!
Kur në kuvend të botës pjesëtohej basm' e qëllimit,
Pjesë nga dashuria, një zemër copë-copë na ra!
Herë me shtambë të verës supit, kupën nën sqetull,
I sëmuri i dëshpëruar në derë të dashnores ra!
N'sa pranvera erdh' e bilbili u poq me trëndafilen,
Radh' e pritjes me durim zemrës së pavendosur i ra!
Zemra u dha pas nishanit-hënë të yjësisë së faqes;
Mua, nga fati im ky yll i zi më ra!
Sytë drenushe u pulitën nga kënaqësi e bashkimit
E klithën: "O Zot!" Dhe rruga në pritjen e saj më ra!
Dhe mbeti Galibi i tillë, admirues i rrugës mevlevite;
Dikush emër e famë braktisi, dikush pas tyre ra!
Burimi: Hoxha, Mithat, përkthyes. Antologji e poezisë klasike turke: Poezia e Divanit nga Dr. Mustafa Çıpan, Logos-A, 2008.