Bismilahi Rrahmâni Rrahîm
Esht’ e madhe një çudi:
Të jem unë kur je ti
Të guxoj e të them fjalë,
Kur flet ti me mall të valë.
Para kolibes së mikeshës
Në vdiq dashnori, s’ka çudi,
Çudi do t’ishte të mos vdiste
Edhe të rronte si njeri!
Aq dalldisur jam pas teje, moj krijesa dritëplotë,
Sa s’mendoj për veten time, jam a s’jam vërtet mbi dhe’.
Pa ta parë ty fytyrën, syt’ e mi s’durojnë dot,
Dhe sikur përpara shtizat të më vijnë si rrufe.
Burimi: Saadiu, Gjylistani dhe bostani, shq. Vexhi Buharaja
Fotografia: Matt Badenoch
Tags: Sadi, Saadi, Sa'adi Shirazi, Sadi Shiraziu, poezi, poemë, persiane, perse, sufi, sufiste, tesavuf, tesavvuf, sufizëm shqip, poezi shqip, përkthime poezish, Vexhi Buharaja, Artan Sadiku, Iran, Persi