Ah, në çdo bahçe të shoh ty,
e mbes tuj kqyr, plot shpresë në sy.
Dritare t'hapun kah oborri po pashë,
- fap! t'shoh, mendushëm tek m'afrohesh avash.
E sa rruginat i kam gjet'
- ti fill para meje n'to ke ec, dhe je tret!
Para pasqyre n'naj dyqan me dal,
ajo, me praninë tande e dehun hala,
fytyrën ma kthen si me droj', si në faj.
- Ban vaki, i njâjti zog dje prama
zemrën na e ka përshku
ty, edhe mu.
Burimi: Du im Voraus, Die Gedichte
Shqipëroi: Besa Morina